— <b>Argumente të përdorura kur nisni aplikacionin nga rreshti i komandës</b>

<big>K</big>ur fillon me argumentin <tt>-v</tt> ose <tt>--version</tt>, shfaqet versioni i tanishëm i Kickshaw. Argumentet <tt>-h</tt> dhe <tt>--help</tt> shërbejnë për të paraqitur një përshkrim se si të hyhet në këtë dritare me udhëzime, të ndjekur nga një listë e argumenteve të pranuara. Kickshaw gjithashtu mund të nisë me një shteg te skedari i menysë si një argument. Si pasoje, kjo bën të mundur hapjen e skedarëve të menysë me Kickshaw duke përdorur menynë kontekstuale në menaxherët e skedarëve.

— <b>Skedarë të krijuar nga Kickshaw</b>

<b>Përjetë</b>

Kickshaw krijon skedarin e saj të konfigurimit me emrin <tt>.kickshawrc</tt>, i cili ndodhet brenda dosjes së shtëpisë së përdoruesit.

<b>Të përkohshme</b>

Për çdo ndryshim të bërë, krijohet një skedar i rikthimit brenda <tt>/tmp/kickshaw.XXXXXX</tt> (X-at janë vendmbajtës për shkronja dhe numra të rastësishëm). Nëse programi mbyllet papritur, dosja do të mbetet, por kjo nuk duhet shkaktuar shqetësim pasi ajo përmban vetëm skedarë të vegjël dhe zakonisht do të fshihet automatikisht më së voni gjatë rinisjes së ardhshme.

Kickshaw gjithashtu krijon një skedar ruajtjeje automatike brenda dosjes së përdoruesit me emrin <tt>.kickshaw_autosave</tt>. Ai rinovohet pas çdo ndryshimi dhe fshihet kur programi mbyllet. Nëse Kickshaw është ndalur në mënyrë të parregullt, me fillimin e radhës të programit, përdoruesi pyetet nëse dëshiron të rikthejë menynë nga ruajtja automatike ose ta ketë ruajtjen automatike të fshirë.